Llatja thotë se rinisi punën inceneratori i Elbasanit i sekuestruar nga banka pas kredisë së pashlyer
Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja ka dalë sot në media duke deklaruar me bujë për rinisjen e punës së inceneratorit të Elbasanit “pas një remonti rutinë”.
Llatja madje tentoi të bënte edhe politikë duke thënë se me çështjen e inceneratorëve ishte abuzuar me akuzat dhe se sipas tij, tashmë ai në Elbasan po përpunonte mbetjet e bashkive të qarkut.
Në fakt, nuk është fare kështu.
Inceneratori mund të ketë filluar punë qoftë edhe për disa ditë në një kohë kur SPAK vijon hetimet për këtë aferë, por ajo që Llatja bën dikur nuk e di është se inceneratori në fakt nuk është nën administrimin e shtetit shqiptar, siç duhej të ishte, por është pronë e një banke të nivelit të dytë, e cila me të drejtë e ka sekuestruar pas mos shlyerjes së kredisë miliona euro të marrë nga pronarët e inceneratorit të Elbasanit.
Incenerator i sekuestruar nga banka , Nuri Belba në Prrenjas paguan një thes me para për të depozituar plehrat në Elbasan, tender me probleme
Gazeta Jonë disponon të gjitha detajet mbi sekuestrimin e kësaj prone në llogari të një banke tregtare në Shqipëri si edhe mbi procedurat e lënies së saj si kolateral.
Rrjedhimisht, as Llatja dhe asnjë kryebashkiak tjetër nuk mund të lavdërohet me një pronë që nuk ekanë të veten, por që është një prej aferave më të mëdha në Shqipëri duke gllabëruar qindra miliona euro.
IN ENGLISH
The mayor of Elbasan, Gledjan Llatja, appeared in the media today, declaring with excitement about the resumption of the work of the incinerator of Elbasan “after a routine overhaul”. Llatja even tried to make politics, saying that with the issue of incinerators he was abused with accusations and that according to him, he was already processing the waste of the district municipalities in Elbasan.
In fact, it is not like that at all. The incinerator may have started working even for a few days at a time when SPAK continues its investigations into this affair, but what Llatja does not know is that the incinerator is actually not under the administration of the Albanian state, as it should have been, but it is the property of a second-level bank, which has rightfully seized it after not repaying the million euro loan taken from the owners of the Elbasan incinerator.
Our newspaper has all the details on the seizure of this property in the account of a commercial bank in Albania, as well as on the procedures for leaving it as collateral.
Consequently, neither Llatja nor any other mayor can boast of a property that is not his own, but which is one of the biggest affairs in Albania, devouring hundreds of millions of euros. /Gazeta Jonë