Incenerator i i sekuestruar nga banka , Nuri Belba në Prrenjas paguan një thes me para për të depozituar plehrat në Elbasan, tender me probleme
Gazeta Jonë zbulon tenderin me “flamur të kuq” në Përrenjas, bashkia paguan 96 milionë lekë për të dërguar plehrat në inceneratorin e Elbasanit, i cili rezulton i sekuestruar nga banka, të gjitha dokumentet dhe detajet.
Përveç se shumë të guximshëm në vjedhje, gjë që duket se e marrin prej shefave të tyre në Tiranë, kryebashkiakët shqiptarë duken edhe shumë të “vonuar” në procedurat e tenderave që bëjnë duke u kapur gafil me shkeljet.
Gazeta Jonë po denoncon prej muajsh shkeljet nëpër tenderë duke kapur miliarda lekë shkelje. Deri më tani, SPAK ka kapur Lefter Allën pas disa shkeljeve në tendera, të cilat u denoncuan më herët edhe nga Gazeta Jonë.
Rasti që po denoncojmë sot lidhet me një tender rreth 96 milionë lekë të vjetra me TVSH që bashkia e Përrenjasit ka organizuar me qëllim dërgimin e plehrave të qytetit në inceneratorin e Elbasanit.
Tenderi me nr.Reference REF-59622-02-20-2023 është kapur me shkelje nga Open Prociurement Albania pasi konstatohet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë Përrenjas ka skualifikuar të gjithë ofertuesit e tjerë duke shpallur fitues vetëm kompaninë REJ me NIPT J93711608Q.
Inceneratori i Elbasanit nën sekuestro
Më e forta në gjithë këtë histori lidhet me faktin se Nuri Belba i Përrenjasit paguan para për të dërguar plehrat në inceneratorin e Elbasanit me idenë se gjoja do të përpunohen por në fakt, prej muajsh ky incinerator është nën remont dhe mbi të gjithë, është nën sekuestron e bankës pasi kompania nuk ka shlyer kredinë 4.7 milionë euro ndaj një banke të nivelit të dytë në Tiranë.
Gazeta Jonë ka të gjithë dosjen e këtij transaksioni të dyshimtë në dëm të interesave të qytetarëve shqiptarë.
Sa i përket rastit të Bashkisë Përrenjas, duket se përveç shkeljeve në tender, Belba nuk ka marrë parasysh faktin se plehrat e Përrenjasit jo vetëm që nuk do të përpunohen në Elbasan, por rrezikohet që inceneratori të çmontohet fare dhe mbetjet thjesht të mbulohen me dhe siç po ndodh në Tiranë.
LEXO GJITHASHTU
Nuk vjedhin vetëm Rilindasit, Bardh Spahia në Shkoder hap thesin në prag fushate: 330 milionë tender babait të këshilltares
“Bajlozi” Lefter Alla jep 140 milionë lekë për 860 metra rruge , tender skandaloz në Bulqizë !!
Rioshi Gledian Llatja ua fut oligarkëve Kastrati dhe Gega, tender skandaloz për naftën në Elbasan : Kryebashkiaku merr huqet e “Lalës”
SKANDALI- Kastriot Gurra , tender 150 milionë lekë kryebadigardit të Ramës për të siguruar rikandidimin në Librazhd ?
Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
LISTA – Rahim Spahiu në Diber “hedh grepat”, nisin punesime elektorale masive, çfarë fshihet pas emrave
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para
/Gazeta Jonë
incenerator banka tender Prrenjas