Gazeta Jonë zbulon dhe Gledian Llatja në Elbasan firmos një tender skandaloz duke harxhuar si pa të keq taksat e shqiptarëve.

Kryetari buzëqumësht i Bashkisë së Elbasan it Gledian Llatja edhe pse është i ri i ka trashëguar instiktet e “lalës” pasi vuri të pasmet në kolltukun e tij duke firmosur tender ë “me flamur të kuq”.

Llatja është ndër kryebashkiakët më problematikë sa i përket tenderëve duke volosur dhe firmosur procedura qindra milionë pa asnjë konkurrencë duke shpërndarë thasë më para nga buxheti i shtetit për bizneset që ia ngrohin xhepat.

Gazeta Jonë vijon me denoncimin e hajdutllëqeve të kryeatarëve të bashkive ku sot ndalemi në Elbasan.

Rioshi Gledian Llatja ua fut oligarkëve Kastrati dhe Gega, tender skandaloz për naftën: Kryebashkiaku merr huqet e "Lalës"
Rioshi Gledian Llatja ua fut oligarkëve Kastrati dhe Gega, tender skandaloz për naftën: Kryebashkiaku merr huqet e “Lalës”

Procedura e ndjekur për tenderin për blerje Gazoil D1 ka marrë kartonin e kuq nga open procurement Albania pasi konstatohen shkelje të procedurave.

 Parregullsia konstatohet në faktin se në garë kanë marrë pjesë tre tendera, por dy prej konkurentëve skualifikohen dhe mbet vetëm subjekti fitues. Konkretisht, për të marrë pjesë në garë për kontratën 1 vjecvcare për të blerë karburant nga Bashkia Elbasan kanë shprehur interesin subjekte, “AD OIL” sh.p.k, ‘Kastrati SHPK’ dhe ‘Gega Center SHK’. Dy të fundit janë skualifikuar dhe fituese është shpallur kompania e vetme e mbetur në garë.

Sipas dokumenteve zyrtare thuhet se dy subjektet e tjera janë përjashtuar sepse nuk përmbushin kushtet pasi nuk kanë pika karburanti në aksin Elbasan-Cërrik. Në fakt të dyja kompanitë kanë pika karburanti në këtë aks.

Fakti që këtë radhë “ua ka futur” Llatja i Elbasanit nuk do të thotë se Kastrati dhe Gega janë më pak rrjepës të taksave të shqiptarëve. Megjithtë duket se në këtë xhungël hajdutërie, Llatja është treguar me i zgjuar (për momentin) krahasuar me dy oligarkët.

Gazeta Jonë ka zbuluar përmes një hulumtimi të thjeshtë se pronari i subjektit AD OIL” sh.p.k që ka fituar tenderin 300 mijë euro nga Bashkia e Elbasanit, Afrim Dybeli në rrjete sociale ka një pikë karburanti që në tabela reklamohet si kompania e oligarkut Kastrati. Pika e karburantit përkon edhe me adresën e dhënë në dokumentet e tenderit.

Ndërkohë një tjetër element që tregon se tenderi 300 mijë euro i dhënë nga Bashkia e Elbasanit është i dyshimtë dhe ka sjellje monopoliste apo me garë të paracaktuar është fakti se në tenderin e shpallur 20 janar 2023 dhe mbyllur fitues më 6 shkurt 2023 të trija subjektet kanë hyrë në garë duke dhënë të njëjtën vlerë në garë. Vlerë e cila përkon me fondin limit të vendosur nga bashkia dhe asnjë cent më pak.

Të gjitha këto detaje të përmendura mësipër tregojnë se kryetari i bashkisë së Elbasanit jep tender në mënyrë preferenciale duke krijuar edhe një dëm ekonomik për buxhetin e qytetarëve.

SKANDALI- Kastriot Gurra , tender 150 milionë lekë kryebadigardit të Ramës për të siguruar rikandidimin në Librazhd ?

Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

Gazeta Jonë