Gazeta Jonë zbulon se Safet Gjici i ka “qepur kostumin sipas trupit” lalë Çet Kastrati t , tender 250 milionë lekë me një dorë . Dy “ujqërit” bëjnë festë në Kukes me taksat tona. Detaje tronditëse nga tenderi i turpshëm për naftën . 

Nga Gentian Pepa (Gazeta Jonë)

Gazeta Jonë po denoncon prej muajsh tenderët abuzive që janë dukeu zhvilluar nëpër bashki gjatë këtyre javëve para zgjedhjeve lokale të majit, ku një pjesë e mirë e drejtuesve lokale janë duke vjedhur me të dyja duart nga taksat e qytetarëve në kuptimin e parë të fjalës.

Safet Gjici i "qep kostumin sipas trupit" lalë Çetit, 250 milionë lekë me një dorë, dy "ujqërit" festë në Kukes me taksat tona, tender i turpshëm për naftën
Safet Gjici i “qep kostumin sipas trupit” lalë Çetit, 250 milionë lekë me një dorë, dy “ujqërit” festë në Kukes me taksat tona, tender i turpshëm për naftën

Gjatë këtyre javëve, Gazeta Jonë ka konstatuar tenderë të dhënë pa garë ndaj operatorëve ekonomikë pranë kryetarëve të bashkive apo edhe organizimin e një gare fiktive sa për të mos dalë tenderi më “flamur të kuq”.

Rasti që po ju sjellim më poshtë është në mënyrë tipike një i tillë, ku Safet Gjici në Kukës i ka dhënë Shefqet Kastratit 250 milionë lekë (me TVSH) përmes një gare të stisur duke futur në lojë një operator sa për të qenë.

Bëhet fjalë për tenderin me Nr.Reference REF-56811-01-24-2023 përmes të cilit Bashkia Kukës ka kërkuar të blejë karburant për nevojat e saj për vitin 2023. Fondi limit i tenderit është 250 milionë lekë me TVSH dhe është fituar nga kompania Kastrati.

Siç konstaton Gazeta Jonë, Safet Gjici i ka “prerë Kastratit një kostum sipas trupit të tij” duke i caktuar kushtet të tilla që i përshtaten kësaj kompanie. Duke mos u mjaftuar me kaq, ata kanë futur në lojë dhe një operator tjetër, i cili nuk plotëson fare kushtet e paracaktuara për t’u klasifikuar si ofertues.

Në fund fare, KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) ka shpallur Kastratin fitues, kurse ofertuesi tjetër “UFO CENGU SHPK” u skualifikua me argumentin se 1) nuk bënte dot karta për ata që do të merrnin naftën në karburantin e tij dhe 2)se nuk vërtetoi që e mbante karburantin hapur 24 orë.

Po a ka karburant që nuk rri hapur 24 orë?! Nuk ka, por kjo duhej vërtetuar me një dokument nga ofertuesi “UFO CENGU SHPK”, kusht të cilin çuditërisht ai nuk e plotësoi sot!

Dhe ja kështu, Shefqet Kastrati, i shpallur beu i Kukësit dhe rrethinave duke nisur nga tuneli i Thirrës, mori si pa të keq 250 milionë lekë me bekimin e Safet Gjicit, i cili në fakt është ende nën emocionet e mishit të ngrënë në praninë e McGonigalit të famshëm.

LEXO GJITHASHTU
Nuk vjedhin vetëm Rilindasit, Bardh Spahia në Shkoder hap thesin në prag fushate: 330 milionë tender babait të këshilltares
“Bajlozi” Lefter Alla jep 140 milionë lekë për 860 metra rruge , tender skandaloz në Bulqizë !!
Rioshi Gledian Llatja ua fut oligarkëve Kastrati dhe Gega, tender skandaloz për naftën në Elbasan : Kryebashkiaku merr huqet e “Lalës”
SKANDALI- Kastriot Gurra , tender 150 milionë lekë kryebadigardit të Ramës për të siguruar rikandidimin në Librazhd ?
Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
LISTA – Rahim Spahiu në Diber “hedh grepat”, nisin punesime elektorale masive, çfarë fshihet pas emrave
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

/Gazeta Jonë

 

 

 

Safet Gjici tender Kastrati