AD41DFCD-02C1-40D4-930C-2E1B9A2A0AEE

Ish ministri Sandër Lleshaj është “ankuar” se ende sot nuk ka arritur të marrë me letra tokën që i ka lënë trashëgimi gjyshi.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa po shpjegonte arsyet se përse po largohen të rinjte shqiptarë nga vendi.

Ai e cilësoi si mjaft problematike çështjen e pronësisë së tokave, si një motiv që i jep pasiguri të rinjve.

“Shqiptarët po ikin për shumë arsye. Nga arsimit, tek mungesa e një sgurie për të ardhmen, po edhe tokat. Ne nuk kemi zgjidhur akoma çështjen e tokës. Unë tokën e gjyshërve të mi nuk e kam marrë akoma. Nuk e prek njëri se ne falë zotit kemi kod. Por me letra nuk e kam.”- u shpreh ai për News24.