Vetëm 10 ditë ka qëndruar luani në kopshtin zoologjik të Tiranës. Këtë të hënë, kafsha është nxjerrë nga kopshti.

Arsyet janë ende të paqarta, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë momentet kur luani është nxjerrë nga kafazi.

Disa persona duket teksa kanë mbështjellë me një thes jeshil luanin dhe janë duke e zhvendosur nga aty.