Gjatë një bisede me Kiarën, Luizi i është shprehur asaj se do që të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Ai është shprehur me dyshime për fitoren e tij këtë edicion. Një nga arsyet e Luizit se përse do të dalë është që i ka të gjithë kundër dhe do vijë një moment që do e ngacmojnë keq e nuk do të përmbahet dot.
“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu qe… Do të duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë ndonjë kunjë çdo dite për të parë ku jam. Do të vijë një moment kur do me zënë ngushtë. I kam te gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.” , u shpreh këngëtari.
Kiara i jep kurajë Luizit duke thënë:
“Këtu nuk ka asnjë si ty. Je i veçante. Ndihem shumë e lumtur që je këtu.”, u shpreh moderatorja. Duket se Luizi është rënduar psikologjikisht pas debatit të rëndë që pati dje me Oltën, ku shpërthyen në ofendime dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit.