Rrëfimi për sëmundjen e pashërueshme, i cili më pas u mohua nga vetë Luiz Ejlli, ka bërë që marrëdhëniet e tij me Kiara Titosn të ftohen.

Pas programit të mbrëmjes së kaluar të “Big Brother”, Kiara vazhdon të mbajë qëndrim ndaj Luizit, i cili ka tentuar sërish t’i afrohet moderatores, ndaj së cilës ka shprehur pëlqim.

Por Kiara sërish nuk ka pranuar të komunikojë me Luizin dhe I ka kërkuar atij me tone të ashpra që të mos i afrohet dhe të mos i flasë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare. Nuk mundem më, po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!