Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Wake UP”.

Gjatë bisedës me moderatoret e emisionit të mëngjesit, Balina ka shprehur edhe opinionet e saj lidhur me formatin e njohur.

Asaj i është kërkuar të ndajë me publikun mendimin e saj lidhur me lojën dhe figurën e Oltës në Big Brother. Balina është shprehur se që prej fillimit e ka konsideruar Oltën si një nga konkurrentet më të forta, madje e sheh edhe si fituese.

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar”.

Nga ana tjetër, Bodinaku ka shprehur dhe pëlqimin e saj ndaj një banori, Luizit…

“Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale”, tha ish-opinionistja e BB VIP.