Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

Në deklaratën e tij Basha u shpreh se është i vendosur që të ndihmojë në çdo mënyrë ringritjen dhe bashkimin e demokratëve, duke qëndruar sërish deputet dhe pjesë e rëndësishme e PD-së.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. “U ngri per se dyti!”, shkruan Topalli.