Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë, pas lajmit të publikuar ditën e sotme nga “Zëri i Amerikës” ku thuhej se PD kishte marrë financime prej 500 mijë dollarësh nga rusët gjatë vitit 2017.

Në reagimin e bërë në twitter, Basha shkruan se partia Demokratike nuk kishte marrë kurrë asnjë financim të huaj dhe aq më pak nga Rusia.

Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.

Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më herët, ish deputeti, Genc Pollo ka reaguar për lajmin e publikuar, duke kërkuar ngritjen e një komisioni auditimi për Lulzim Bashën.