Aktori Donald Veshaj, i vëllai Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri të titulluar “Picasso”, por duket se edhe kjo këngë është dedikim për moderatoren Bora Zemani.

Edhe përmes kësaj kënge, Donaldi i ka kushtuar disa fjalë ish të dashurës së tij, Bora Zemanit me të cilën e ka shprehur publikisht se dëshiron që të ribashkohet, duke dashur që t’i përcjellë një mesazh të qartë.

“Ma tha truni për me të puth, ma tha truni për me të hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt,”-thotë Donaldi në vargun e tij të këngës, duke përshkruar pak a shumë gjithë historinë e tyre të dashurisë.

Moderatorja hyri në “Big Brother” për të takuar shoqen e saj, Semin, e pikërisht atë natë pas 6 muaj ndarje, Donaldi dhe Bora janë takuar, e ku ai i dha edhe një puthje asaj. Më pas, ai e la Borën për t’u lidhur brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Por lidhja nuk zgjati shumë, pasi u nda me të menjëherë pas përfundimit të programit, e tani kërkon që të kthehet me ishin e tij. Madje duke i bërë edhe dedikime publike.