Deklarata e sotme e Erion Veliajt ishte edhe më tronditëse se vetë ngjarja e disa ditëve më parë. Vetëvrasna e gazetarit dhe analistit të njohur Kastriot Myftaraj.
“Ne do të na keni përballë përherë, por gjoba me ne dhe histori makabre, të tilla si e vrau ky apo e vrau ai këtu, në Sukth apo Sri Lanka, nuk funksionojnë”, tha Veliaj sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke shtuar se tani po vinte nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës.
“Ne te kjo çështja e gjobave (të portaleve sh.r) nuk pyesim. Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve. Te ne funksionon: Më pyet, të përgjigjem, por me gjoba jo. Ua them këtë që të dini se çfarë vjen, nga tani deri në zgjedhje do të keni vetëm gjoba”, tha Veliaj.