“Telefoni 0” është mjeti më i ri i përdorur për përgjime në zgjedhjet e 14 majit. Mjeti përgjues nga Irani mund të klonojë një telefon të caktuar dhe të marrë ose dërgojë mesazhe.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Top Story u shpreh se ky mjet është sjellë nga grupet kriminale për të përgjuar bandat rivale.

Ai u shpreh se duhen vetëm 20 sekonda që “Telefoni 0” të klonojë gjithçka nga telefoni tjetër dhe të përdoret për qëllime të tjera.

“Në bazë të kanuneve, ata do ta shpërblenin me para me kokë dhensh dhe do ta mbyllnin, nëse do të ishte gjak i plotë do të ishte tjetër çështje. Në emër të kanunit, për një kanun që sot nuk interpretohet, si mund të bësh gjithçka dhe quhesh trim dhe krenar dhe madje merr gjyqtarë të pushtetit gjyqësor, që ta bësh më të paanshëm dhe ai jep verdiktin, ai bënte muhabet në tavolinë, dhe thash o zot ku iku drejtësia jonë. Kur më përshkruat ata me automatik, ata janë ushtarë ne po na lidh një sfidë me komandantët që po bëhen akoma dhe më të padukshëm, ende të pakonfirmuar në rrugë zyrtare, kanë sjellë mjete përgjimi nga Irani për bandat rivale individët që mbahen.

Telefoni 0, ky telefoni lihet mbi telefonin e Anilës 20 sekonda dhe çfarë i vjen Anilës më vjen edhe mua, ky klonon telefonin, shkon në 20-25 mijë euro, një shifër e përballueshme, një frikë shumë e madhe dhe në këto zgjedhje ka informacion, telefoni 0 duhet të jetë mbi telefonin”, tha Karamuço.