Të gjithë e mbajmë mend skenën kur një vajzë nga publiku i hodhi Maluma-s recipetat në skenë, në koncertin e tij në Tiranë.
Por, duket se kjo nuk qenka ekskluzivitet për Maluma-n, madje i ka ndodhur edhe një artisti shqiptar, aktorit dhe këngëtarit Olsi Bylyku!
Mbrëmjen e djeshme këngëtari dhe aktori Olsi Bylyku ka performuar në një lokal në kryeqytet.
Ina Kollcaku, një prej personazheve që u bë e njohur kryesisht nga “Përputhen 1”, ka hequr reçipetat ngjyrë të zezë dhe ia ka hedhur këngëtarit.
“Kush i ka hedhur këto, mos i ka hedhur na një çun, ore mos më keni ngatërruar me Malumën, nejse po i le aty, hajdeni merrini nga ora 4”, dëgjohet të thotë këngëtari.
Pjesëmarrja në koncertin e Olsit ishte e lartë, kryesisht me të rinj që argëtoheshin me muzikën dhe batutat karakteristike të Olsit!