Përveç konfliktit mes vëllait e motrës që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” të “E diela shqiptare” në Tv Klan, ekziston edhe një mëri e vjetër mes tyre. Arturi ka zbuluar tradhtinë bashkëshortore të nënës ndaj babait sepse ka parë mesazhet që ajo ka shkëmbyer. Jonida mendon se ai nuk duhet t’ia kishte treguar babait të tyre dhe të kishte shkaktuar divorcin mes prindërve.
Arturi është kundër këtij mendimi të së motrës pasi pavarësisht bisedave që ai ka bërë me nënën e tij, ajo ka vijuar të njëjtën rrugë. Ai nis të tregojë edhe një episod ku deklaron se nënën e tij e kanë parë në semafor.
Ardit Gjebrea: Kam një pyetje për ty Jonida. Ti do preferoje që Arturi mos t’ia tregonte babait atë gjë?
Jonida: Nuk preferoja që mos t’ia tregonte, por ta gjente me mirëkuptim brenda familjes.
Artur: Po çfarë do gjeje me mirëkuptim ti, ta hante më akoma mbrapa krahëve ajo, më keq se e kishte ngrënë?
Jonida: Po jo ore të keqen motra…
Artur: Si jo të keqen motra se ti je në shtëpinë tënde, je në rregull atje me familjen tënde.
Jonida: Mos më thuaj mua se po mos t’i nxirrje ato mesazhe nuk prishej familja jonë.
Artur: Më vjen mua zor kur dal në sy të njerëzve atje.
Jonida: Nuk prishej familja jonë po mos t’i nxirrje ato mesazhe.
Artur: Po çfarë duhet të bënte Arturi sipas teje për shembull?
Jonida: Ta gjente me nënën ose t’i hiqte telefonin nënës.
Artur: Nuk e hiqte telefonin ajo. I kam folur shumë herë më përpara. Zonja Eni, ajo para 4 vjetësh u nis për të vajtur tek e ëma në Samaticë të Beratit. I tha babit “do iki të rri nja dy ditë, ik” se ishte shumë zemërmirë, e linte të lirë, ia lëshoi perin kur i thonë. Vajti atje, flas me dajën në telefon, “ore ku është mami, s’ka ardhur mami këtu, do jetë te tezja matanë”. Marr tezen,” jo, s’ka ardhur këtu” tha. :Të nesërmen kur u ngritëm nga gjumi, merr babin në telefon i thotë “bëni si të bëni se unë jam në Greqi, ika”.
Ardit Gjebrea: Si?
Artur: Po, i tha mamaja babait tonë. E mirë, i foli dhe ky, e mbylli telefonin ajo. Pas dy ditësh, e kishte parë një komshiu im, një shok aty. “O Tur, e kam parë atë këtu, më fal që po ta them, e kam parë në semafor”, tha ai. “Sa më pa mua, iku andej matanë, e hoqi atë”, tha.