Moderatorja e njohur Kiara Tito është zyrtarisht një nga banoret e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’. Teksa në monitor u shfaq klipi i saj prezantues para se të futej në shtëpinë më të famshme, moderatorja bukuroshe u shpreh se pjesëmarrjen e saj në reality show-n e njohur nuk e ka marrë vesh askush, përveç familjarve të saj. E kështu paska qenë, pasi duket se moderatorja është treguar e rezervuar për të ndarë lajmin emocionues edhe me miqtë e saj duke ua lënë atyre si surprizë për t’a zbuluar në natën e parë të nisjes së këtij spektakli. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”- shkruan Klea.