Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe në orët e pasdites edhe intervale kthjellimi.

Që në orët e para të 24-orëshit pritet të kemi reshje shiu e bore me intensitet të ulët e në juglindje më intensitet deri mesatar.

Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët në formën e flokëve të dëborës të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.