Edhe pse e vetme dhe e varfër në pleqëri, Afërditës i lexohej në portret entuziazmi për ta jetuar jetën çdo moment. Ajo fliste me admirim për bashkëshortin që i ndërroi jetë 3 vite më parë dhe brenga e saj më e madhe ishte se nuk patën një fëmijë.

Teksa bisedonte me moderatoren e emisionit Aida Shtino, 72 vjeçarja e buzeqeshur tha se për herë të parë pas shumë kohësh do flinte e qetë sepse shtëpia iu mbush me njerëz. Netët janë shumë më të vështira për të sepse ka frikë dhe sa herë del për të shkuar në tualet, mban gjithmonë një shkop me vete.

“Nëna është për të ikur me këmbët e veta atje”-tha Afërdita teksa hapte raftin e boshatisur.

“Unë nuk i heq shpresat nga Zoti lart. Burri më donte jashtë mase, Dita je trime më thoshte, e fortë. Erdhi nga puna, hëngri drekë, ra në gjumë, u çua dhe më tha pashë një ëndërr. E kapi trompoza, mora kushëririn e atij.

E çuam në urgjencë e sollëm në shtëpi, më pas kur bëmë analizat e këto më thanë duhet bërë operim. S’kisha as lekë as njerëz për ta çuar në Tiranë. U bë operim dhe në fund fare nuk më morën lekë, ama ilaçet duheshin marrë. Pas një muaji vdiq, fjalët e fundit ishin se mërzitej se do më linte vetëm. Merr pulat, qenin makinën e të ikim thoshte. Kam aq shumë derte në zemër, jeta ime kështu të keqen. Sot mu mbush shtëpia me ju, do flej gjumë rehat”-shtoi ajo.

Fondacioni “Kasem Hysenbelli” dërgoi disa pako me ushqime për ta ndihmuar sadopak, dhe gëzimi në sytë e saj ishte i papërshkrueshëm. Thirrja e saj e përsëritur ishte vetëm një strehë e sigurt.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Afërditën na kontaktoni në:
Instagram: mendo.permua
Facebook: Mendo per mua
Mob: 069 45 45 454
Email: [email protected]
Te dhënat bankare:
Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë
Swift code: CDISALTR
Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)
Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)
Paypal: [email protected]