Ermal Mamaqi prej kohësh është shndërruar në një folës motivues ku thotë se frymëzon miliona njerëz anë e kënd botës që të bëhen të pasur dhe të suksesshëm sa hap e mbyll sytë.

Madje ai pretendon se mjafton të hash një drekë me të në këmbim të pagesës dhe fill pas saj vëshon paraja.

Pak ditë më parë, qasja e tij artistike u kritikua nga aktorja e mirënjohur Eva Alikaj e cila në një intervistë për gazetarin Ermal Qorri sillte disa ngjarje jo të këndshme për të.

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai”- tha ajo në një intervistë për Ermal Qorrin në ReportTV.

Indirekt, sot Mamaqi i është përgjigjur me një postim në Facebook ku shkruan se:

“Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit.
Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera”, nënvizon Mamaqi duke publikuar edhe një shprehje.