Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 35-vjeçari, Jetnor Zhaboli mbante mbyllur në banesë, nënën, gruan dhe fëmijët e mitur, duke i bllokuar valët e telefonit sa herë që largohej nga banesa dhe më i survejonte me kamera.
Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.
Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumirë që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.
Policia kishte marrë informacion prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte.
Ka qenë vetë 35-vjeçari ai që i ka hapur derën policisë.
Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.