Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit në 6 bashki të vendit. Materialet e kutive të votimit do të shoqërohen nga efektivët e policisë. Deri më tani raportohet për një numër të ulët votuesish. Dibra ka qenë bashkia e cila ka pasur pjesëmarrjen më të lartë në procesin e votimit. Në Vorë kanë marrë pjesë në votime 39% të qytetarëve.

Sa i përket pjesëmarrjes në bashkinë e Shkodrës, numri i votuesve ka qenë më i lartë në qytet ndërsa më e ulët në fhstrat e zonave më të thella ku ka patur reshje të shumta dëbore. Deri më tani PD ka bërë 3 kallëzime në SPAK për shit-blerje votash në Shkodër.

Sa i përket votuesve të cilët kanë marrë pjesë në votime, bëhet me dije se ka pasur një numër tepër të ulët të të rinjve, duke përmendur si shkak edhe largimet e shumta nga Shqipëria.