Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar për mbylljen e kolegjit turk pas vendimit të qeverisë.

KiE shprehet në reagim se vendimi i qeverisë u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke. Në reagim thuhet se presidenti turk Erdogan përdori peshën e tij.

Reagimi: 

Shqipëria, një shembull i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike

Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.

Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.