Rusia ka vendosur të largohet përfundimisht nga Këshilli i Europës. Këtë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Serghei Lavrov, i cili tha se Rusia nuk ka ndërmend të durojë veprimet e Perëndimit, duke i cilësuar ato si të pakthyeshme.

“Rrjedha e ngjarjeve është bërë e pakthyeshme dhe Rusia nuk ka ndërmend të durojë veprimet subversive të ndërmarra nga Perëndimi, i cili shtyn për një rend të bazuar në rregulla dhe zëvendësimin e ligjit ndërkombëtar të shkelur nga Shtetet e Bashkuara, satelitët”, tha ai për “Tass”

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin organizatën evropiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta  gjatë gjithë kohës.

Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë. Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës.