Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea, jo vetëm në ekran, por duket se është shumë i suksesshëm edhe në jetën familjare.

Gjebrea dhe Anila janë prindër të dy fëmijëve, Anës dhe Jonit.

Moderatori i “E diela Shqiptare” ka nisur pushimet dhe ka publikuar një foto nga jugu i Shqipërisë ku ka zgjedhur të kalojë këto ditë relaksi.

Ai ka pozuar me Anilën dhe Anën teksa konsumojnë mëngjesin.

Arditi i quan binjake partneren dhe vajzën e tij dhe nuk i vëmë faj. Nënë e bijë ngjajnë shumë dhe duket se kryetari i familjes nuk është aspak xheloz për këtë fakt.