Ndonëse janë prindër të një djali dhe kanë bërë një super dasmë përallore “mukaeti” ashtu si dhe vetë Fiori Dardha e thotë e kishte lënë pa celebrim me partnerin e saj.
Gazetarja mbrëmjen e djeshme ka vendosur t’i japë fund “beqarisë” duke i thënë “po” edhe zyrtarisht partnerit të saj prej shumë vitesh.
5 vite pas dasmës, në 50 vjetorin e bashkëshortit ata kanë vendosur që të jenë bashkë edhe në certefikatën familjare.
“Dasmë PO! Fëmijë PO!
Celebrim?!
Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht.
5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare.
Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua!
P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!”, shkruan Fiori.