Loja e ‘Big Brother Vip’ sa vjen e bëhet më interesante. Duket se tashmë banorët kanë gjetur miqtë e tyre dhe kanë krijuar grupe aleate. Tea dhe Luizi kanë diskutuar me njëri-tjetrin lidhur me situatat kur ata kanë patur hatërmbejtje ndaj njeri-tjetrit. Ish konkurrentja e Për’puthen i tha se nuk kishte më besim tek këngëtari ndërsa ai i kërkoi falje.
Tea: Nuk kam më besim. Nuk jam as gomë rezerve, që të jem në plan të dytë as aksesor edhe po të mos ishte Kiara, për të asistuar ty në lojën që po bën ti dhe asnjë qëllim romantik ndaj teje. Më hyre shumë në zemër dhe të besoja. Të besova diçka vetëm ty dhe ti shkon dhe…
Luizi: Okej, erdha vetëm për të kërkuar falje.
Tea: Besimin e kisha shumë të sinqertë, mua ma theve besimin.