Publikohet një foto e atentatorit të dyshuar vetëm rreth 30 minuta përpara se të kryente ekzekutimin me një plumb në kokës të Arian Gosës.
Viktima ishte ulur me babanë e tij në një kafe kur u qëllua për vdekje nga autori. Ai dyshohet se është Habib Rexha 31 vjeç, i cili pasi kreu krimin është larguar në drejtim të paditur.
Policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij.
Arian Gosa që u ekzekutua ditën e djeshme është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën.
Vëllai i këtij të fundit dyshohet si autori i ekzekutimit të djeshëm.
31-vjeçari qëlloi me pistoletë Gosën, në kokë teksa po pinte kafe me babain e tij. Më pasi ai u largua nga vendngjarja në këmbë.
Shkaku i vrasjës së Gosës është për shkak të hakmarrjes, pasi dy muaj më parë vëllai i tij Edmond Gosa vrau Altin Rexhën, por mbeti dhe vet i vrarë nga kjo ngjarje.