Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur dhe për skuadrën me të cilën ai është tifoz.

Për këtë ai është përgjigjur se vetëm Serbinë nuk e mbështet.

“Jam me ekipin që fiton, përveç Serbisë,” është shprehur ai.

Nga ana tjetër, kreu i demokratëve është shprehur edhe për takimin mes dy kuvendeve atij të Kosovës dhe Serbisë për 110 vjetorin e pavarësisë.

“Rama është një vasal i Vuçiçit të tij. Nuk mund të paraqitet si patriot apo atdhetar, por një armik i vendosur i pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj në BE,” ka shtuar ai.