Këngëtarja Melinda Ademi ka marrë vëmendjen e publikut që në debutimin e saj të parë në muzikë. Bukuroshja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku së fundmi ka bërë një postim që i ka habitur fansat e saj të shumtë.

Në pamjet në fjalë, Melinda shfaqet me pranga në duar, e shoqëruar me dy gardiane teksa e dërgojnë prapa grilave.

Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ajo duket se është pjesë nga klipi i ardhshëm që do të publikoj këngëtarja.