Blogerja e njohur Chiara Ferragni ka zgjodhur Greqinë si destinacioni e radhës për pushime, më saktë Hydra-n. Sigurisht udhëtimin e saj ajo e ka ndarë me 27.5 milionë ndjekësit në Instagram, që nga nisja e deri tek ngjarja që nuk priste aspak t’i ndodhte në mes të detit.
Ishte pikërisht një incident që ka pësuar varka që ajo ka marrë me qera me miqtë e saj, e cila ja ka prishur ditën e parë të pushimeve, duke i bërë të qëndrojnë mbi 4 orë në det.
Sipas Chiara-s, varka thjesht ka ndaluar së funksionuari dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë problem serioz për udhëtarët në të, edhe pse qëndruan në det të hapur për disa orë, derisa erdhën dhe i shpëtuan.
Kujtojmë se blogerja e njohur e modës është martuar në vitin 2017 me reperin, Fedez dhe bashkë janë prindër të dy fëmijëve. Megjithatë duket se këto pushime ajo po i bën vetëm me miqtë e saj, mes tyre edhe Veronica Ferraro, një tjetër influencere e njohur në Itali, ndërsa familja ndodhet në Milano.