Silvana Bushati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e PAsdites”ku dhe ka folur për mirënjohjen dhe se sa e ndjejmë atë në shoqërinë tonë.

Bushati ka rrëfyer një histori shumë persona, që të për të simbolizon pikërisht të qënurit mosmirënjohës.

Ajo ka treguar se si një nga vajzat e televisionit e ka mbajtur me veshje dhe e ka ndihmuar në rrugëtimin e saj në ekran, por ajo nuk ka bërë të njëjtën gjë me të.

“Një nga vajzat e televizionit që sot, jo se ka bërë ndonjë gjë të madhe, është në punë në emision. Kam qenë shtysa që ajo të dal në ekran sa dhe thoja psh ‘Ermal të lutem do e marrësh si të ftuar?’ Në një moment vazhdoi në një emision dhe po kërkonte për të mbushur kronikën e vetë. Dhe i thashë vajza ime luan futboll, merre. Më tepër për t’i bërë nder. Ah, tha, aty duhet lekë. Të betohem që dhe me veshjet e mia, të njëjtat, del në ekran. Vajza ime ka dalë gjithandej. Fjala që thotë, të shkatërron si njeri”, tha Bushati duke mos e bërë të ditur se për cilën bëhët fjalë.