Ka nisur mbëmjen e djeshme nata e parë e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH. Festivali këtë vit prezantohet nga Arbana Osmani. Moderatorja dukej si një Barbie e veshur e gjitha me rozë, teksa përmes një postimi në Instastory tregoi se po dridhej nga emocionet.

“Më thoni që është normale të dridhesh edhe pas 20 viteve në skenë”, shkruan Arbana.

Në skenën e “Pallatit të Kongreseve u ngjitën mbëmjen e djeshme 13 këngëtarë, Enxhi Nasufi, Erma Mici Fabian Basha, Anduel Kovaçi, Fifi, Urban Band, 2 Farm, Sara Kapo, Rezarta Smaja, Albina dhe familja Kelmendi, Sergio Hajdini, Luna Çausholli, dhe Rovena Dilo.

Këtë vit, ndryshe nga çdo herë, publiku u njoh me këngët pjesamrrëse vetëm në momentin që ata i kënduan në skenë.