Saimir Tahiri është i lirë, por me kusht. Ai sonte do të kalojë natën e parë në shtëpi pas daljes nga qelia, ku qëndroi më shumë se 16 muaj.

Lirimi u bazua te ekspertiza për gruan që e ka sëmurë dhe duhet të kujdeset për fëmijët. Opozita reagoi ashpër.

Por avokati i Tahirit, Maks Haxhia rrëfeu për gazetarët një episod se çfarë ndodh me drejtësinë shqiptare dhe si po lirohen të tjerë personazhe me precedent të theksuar kriminal dhe jo ish-ministri, që sipas tij nuk ka asnjë rrezikshmëri shoqërore.

Saimir Tahiri shyqyr Zotit nuk ka probleme shëndetësore. Para ca kohësh u lirua nga ai burg (ku ndodhej edhe Tahiri) një person me precedent të theksuar kriminal, dhe duke dalë i tha “zoti Tahiri, më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe rri ti në burg” tregoi avokati.

Po na thoni se zoti Tahiri zuri shoqëri në burg?”, ishte pyetja e gazetarëve pas rrëfimit të avokatit dhe Haxhia ua ktheu “normale, njeri është edhe ai”.