Vazhdon gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në 22 nëntor të vitit 2022, pasi një i ri shqiptar e përplasi për vdekje me makinë.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë. Po ashtu nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumenta.

Për ngjarjen kanë folur dhe dëshmitarët okularë sipas të cilëve mjeti po lëvizte me një “shpejtësi marramendëse” dhe krijonte një “zhurmë të frikshme”

“Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim