Meghan Markle ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në Britani që kur hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror dhe u zhvendos në Hollywood Hills mbi dy vjet më parë. Mbrëmjen e djeshme, dukesha e Sussex-it mbajti fjalimin në samitin One Young World, një ngjarje vjetore për aktivistët e rinj që “të bashkohen për të përballuar sfidat më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi”.
Ajo preku temën e mungesës së vetëbesimit të saj si “vajza nga “Suits” ndërsa ndoqi të njëjtin samit në vitin 2014, dy vjet përpara se tabloidët të shpërthenin me lajmet e saj dhe të Harry-t.
“Më lejuan të hyja, që zëri im të dëgjohet”-tha Meghan në ngjarjen e rëndësishme në Manchester.
Ajo tregoi sesi nga një vajzë e thjeshtë arriti në ulej në tryezë me kryeministra, liderë të fuqishëm dhe aktivistë duke mos e bërë të qartë rrugën e suksesit të saj: “Isha aq e tronditur nga kjo përvojë, saqë mendoj se ruajta edhe shënimin tim të vogël të letrës me emrin tim mbi të. Vetëm provë, provë që isha atje, provë që i përkisja, sepse e vërteta ishte se nuk isha e sigurt se i përkisja.”