Një debat i ashpër është hapur mes analistëve Ergys Mërtiri dhe Andi Bushati mbrëmjen e sotme gjatë emisionit live në “Open”. Madje debati mes tyre ka kaluar edhe në ofendime personale.
Gjithçka nisi ,lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut.
Debati:
Mërtiri: Ti nuk krahasohesh me mua për fytyrë. Pasi e ke dredhur nga 100 herë në këtë vend, dhe meqë fole për punën e vilave, ti je gazetar me vilë këtu dhe mos më trego mua fytyrën. E përmendi vetë meqë akuzove politikanët me vila.
Bushati: Pse je kaq letyrë. Shko merr ndonjë lek tek parkingu i PD-së. Shko merr lekë aty.
Abilekaj: Çështë kjo punë tani?
Bushati: Rri si zar tek parkingu i PD-së, o ditëzi ik merr ndonjë lek.
Mërtiri: Unë tek parkingu i kujt?
Bushati: O zar i Bashës, je i neveritshëm.
Mërtiri: O Bushat, merr lek nga foltorja. Po nuk t’i përmend se nuk bie në nivelin tënd.
Bushati: Je zari i Bashës, ditëzi.
Mërtiri: Ti je zari i Berishës. Edhe hiqesh sikur je kundërshtar i Berishës.
Bushati: Të paktën merr lekë për t’u larë, merr ndonjë lekë për shampo. Nga lekët që merr, lahu merr ndonjë shampo.
Mërtiri: Unë lahem në shtëpinë time në dush.
Bushati: Unë ta fal sot vilën time, ke dhe shampo brenda.
Mërtiri: Unë di të kërkoj ndjesë, por këto para që flet ti, nuk ke fakte.
Bushati: Vilën time ta jap ta fal dhe ta firmos këtu publikisht, me një shishe shampo brenda. E ke ta falur dhe të dhuruar.
Mërtiri: Edhe unë t’i fal të gjitha paratë.