Mes shunë çmimesh që janë rritur masivisht, ai që ka shqetësuar qytetarët është rritja e çmimit të vajit. Autoriteti i Konkurrencës ka vënë në hetim 9 kompani të prodhimit të vajit pasi rritja është mbi 100% pas situatës në Ukrainë.

Shumë prej këtyre kompanive e çuan çmimin e vajit në 400 lekë të reja dhe këto kompani kanë rritur çmimin në kordinim me njëri tjetrin.

Kompania kryesore në hetim është ajo, ku është aksionere edhe ish miss Shqipëri Valbona Selimllari. Ajo ka blerë rreth 60% të aksioneve në shkurt të 2022, duke kaluar menjëherë në bashkëpronaren kryesore e cila vihet në hetim.
Mbetet për tu parë si do të shkojë situata në vazhdim…