Në momentin e zhdukjes, Ervis Martinaj i paralajmëroi familjarët për atë që ndodhi dje, kontrollin e plotë të cdo cepi të vilës së tij dhe të xhaxhallarëve.

Në muajin gusht kur xhaxhai, Faik Martinaj e denoncoi të zhdukur, zbuloi edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.

Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj, me një numër që nuk e kishte përdorur më parë, ishte: “Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë”.

Gjithashtu kishte  edhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thoshte “kini kujdes se do ketë kontrolle”.

Por a ishin këto mesazhe sinjali që duhet të largonin armët nga shtëpia, apo këto të fundit janë vendosur më pas?

Këto ende nuk dihen me saktësi dhe i mbeten hetimit për t’u sqaruar. Burimet mediatike pohojnë se ajo që ngriti dje në këmbë policinë ishte një telefonatë nga burgu.