
Detaje të reja janë mësuar lidhur me incidentin e ndodhur në Kamëz këtë të hënë.
Policia njofton se përplasja ka ndodhur mes dy drejtues automjetesh për motive banale.
Sipas uniformave blu, në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, çka ngre dyshime se ka pasur të shtëna me armë. Një 38-vjeçar, i identifikuar si Redi Vata, ka mbetur i plagosur rëndë, dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po vazhdon mbledhjen e provave për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë, është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë,” njofton policia. /gazetajone