Ish-Presidenti Ilir Meta, ka ngritur pikëpyetje se pse qeveria nuk dërgon IKMT–në edhe tek inceneratori i Tiranës, duke marrë shkas nga argumenti, që u nxor për të bërë shembje në resortin “Prestige”: Mosplotësim i kushteve të lejes së dhënë.
“Pse nuk shkon IKMT edhe tek inceneratorit i Tiranës që e ka lejen me kusht?
Sepse është monumenti më i madh i korrupsionit me letra deri tani në këtë vend që ka si arkitekt, ideator dhe përfitues kryesor Edi Ramën, jo vetëm që i plotëson të gjitha kushtet, vjedhjen e taksave, por edhe evazionin fiskal, që është depozituar si padi në SPAK dhe këto janë standartet ligjore që ndjek band qeveria e Edi Ramës”, deklaroi Meta.