Kreu i PL-së Ilir Meta me anë të një postimi në facebook, ka përsëritur edhe një herë që deklaratën që bëri ditën e djeshme në konferencën me gazetarët.
Sipas tij askush nuk mund t’i shpërqendrojë nga fitorja që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë
Statusi i plotë:
Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë.