Miliarderi rus, Roman Abramovich ka qenë në fokus të mediave së fundmi, pasi u aludua se ai është helmuar gjatë udhëtimit në Kiev, ku merrte pjesë në bisedimet për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lajmi u publikua nga disa media, por tashmë konfirmohet edhe nga zëdhënësi i oligarkut rus.

Abramovich ka patur simptoma të ngjashme me ato të helmimit.

Ish pronari i Chelsea, raportohet se pati probleme me shikimin dhe rrjepje të lëkurës.

Edhe dy negociatorë të tjerë patën simptoma të ngjashme me ato të miliarderit.

Nuk dihet se çfarë substance mund të ketë shkaktuar këto simptoma, megjithatë miliarderi rus tashmë është shëruar dhe nuk paraqet probleme.

The Wall Street Journal ka raportuar se helmimi i dyshuar, mund të jetë orkestruar nga rusë që duan sabotimin e bisedimeve.