Me urdhër direkt të Ramës e ka nisur ditën e sotme me një sulm ndaj pronave të Irfan Hysenbelliut duke dërguar rruspat te “Prestige Resort” në Golem. Argumenti  i IKMT-së është se resorti në fjalë nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara në momentin e miratimit të lejes së ndërtimit.

Duket qartë se kemi të bëjmë me një sulm ndaj mediave të Hysenbelliut, përmes të cilave ai po mbështet hapur Ilir Metën. Hollë hollë është një sulm direkt ndaj Metës.

Mirëpo, ndërkohë që rruspat e Dallandyshes prishin copa të resortit të Fanes, aq më e madhe është duke bërë frika e disa ministrave dhe drejtuesve të lartë të PS-së për “të pabërat” që ata kanë bërë aty.

Hysenbelliu ka kërcënuar hapur socialistët se do t’u nxjerrë videot e filmuara nga kamerat nëpër dhoma, teksa disa eksponentë të rendësishëm shihen me vajza “kinge”, lëndë narkotike duke bërë kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas disa burimeve, duhet thënë që videot janë të disa viteve më parë, kur restorti në fjalë vizitohej më shpesh, ndërsa tashmë ato ndodhen në kasafortën e Ilir Metës, i cili duhet të vendosë nëse do të nxjerrë ndonjë gjë tani apo do t’i ruaje pasi të nxehet lufta e tij me Ramën.

Paralajmërimin e tërthortë për ekzistencën e videove e bëri dje drejtuesi i mediave te Irfan Hysenbelliut.

Por, ndërkohë që Meta mendohet, funksionarët e lartë të PS-së janë duke bërë llogaritë se çfarë do të thonë kur t’u dalin videot HOT. Të paktën, “ishim për të kolauduar resortin” nuk do të thonë dot. /GazetaJonë