Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.
Raportohet se në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit, ndërsa kompania koncenesionare merr paratë dhe nuk shihet gjëkundi të pastrojë.
Një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.