Vrasja tragjike në Durrës, ku dyshohet se 19-vjeçarja Hygerta Meta, ekzekutoi me armë zjarri të atin Pëllumb Meta dhe e groposi në kasollen pranë banesës vijon të mbetet mister. Fakte të reja shtojnë dinamikën e ngjarjes së pazbardhur. Disa detaje të zbuluar në emisionin ‘FactCheck’ kanë shtuar pikëpyetjet për ngjarjen e rëndë dhe të pathënat e familjes Meta.

Në muret e kasolles ku u varros kryefamiljari i familjes, Pëllumb Meta gjendet një shkrim: “Eni Miljoneri 1000.000 dolarrë”. Mesazhi i shkruar me spraj në mur mendohet se i referohet djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, i cili shkurt thërritet Eni.

MISTERI/ Kush e shkroi sms 'Eni Miljoneri 1000.000 dolarre' në

Krahas mesazhit, verifikime po kryhen edhe lidhur me një furgon që ndodhej në oborrin e shtëpisë së familjes Meta dhe një skaf.

Ende nuk është qartë se cili nga fëmijët ka qëlluar të atin, por duke iu referuar plumbave që u gjetën në trupin e viktimës, grupi hetimor ka dalë në konkluzionin, se autori i vrasjes ka qenë rreth 1 metër e 75 cm i gjatë. Ndërkohë në skenë kanë dalë dhe vëllezërit dhe motrat e Pëllumbit, të cilët hedhin akuza ndaj kunatës së tyre, bashkëshortes së të ndjerit, Blerina Meta. Fillimisht motra, dhe më pas vëllai i Pëllumb Metës në dalje të ndryshme televizive, kanë akuzuar Blerina Metën si autore të vrasjes, ndërsa pranojnë se prej kohësh nuk kishin hyrje dhe dalje me familjen e të vëllait.

Prokuroria pritet që të marrë sërish në pyetje tre fëmijët, për të ballafaquar deklaratat e tyre në lidhje me ditën kur ka ndodhur vrasja, dhe rolin që ka pasur secili. Blerina Meta aktualisht është e lirë, edhe pse nën hetim, për akuzën e moskallëzimit të krimit