Të enjtet janë një mundësi për të parë edhe blerjet e fundit të politikanëve. Femrat janë ato që kanë fokusin më të madh, duke u shndërruar shpesh në kryefjalën e shtypit për veshjet apo aksesorët e tyre. Këtë herë kemi përzgjedhur deputeten e Partisë Socialiste të qarkut të Korçës.
Enslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Ndaj me gjasa, deputetja ‘nuk e di’ mirë ‘code-dress’ të institucionit.
Deputetja simpatike është shfaqur në seancën plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.