Modelja e faqes për të rritur, Fenella Fox ka vendosur të mos depilohet dhe të mos përdorë deodorant, teksa është shprehur se i pëlqen era e djersës së saj, e prandaj nuk pëlqen antidjersë. 28-vjeçarja modele e “OnlyFans” ka zbuluar se nuk përdor deodorant që kur vendosi të rrisë qimet në sqetull, pesë vjet më parë.

“Unë e dua aromën natyrale të sqetullave të mia dhe rrallëherë mbaj deodorant. Besoj se dieta jonë dhe mënyra e jetesës luan një rol të madh në mënyrën se si ne kemi erë natyrale. Uroj që më shumë njerëz të mësojnë të përqafojnë aromën e tyre natyrale në vend që ta maskojnë atë me aroma të panatyrshme”, ka thënë e reja.