Moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, të cilën e shohim çdo mëngjes në “Wake up”, ishte e ftuar në programin e pasdites në RTSH, “Ditë pas dite”. Enxhi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet edhe pyetjeve për jetën e saj personale, duke pranuar se është në një lidhje prej 6 vitesh.
Enxhi tregoi se partneri i saj nuk është pjesë e botës së artit, por është një prej mbështetësve më të mëdhenj në karrierën e saj. E pyetur nëse ka në plan që të bëhet mami, Enxhi tha se e ka ndarë mendjen që në moshën 30 vjeçare të bëhet nënë.
”E kam ndarë mendjen që në moshën 30 vjeçare të bëhem nënë. Në 12 tetor bëj 27 vjeç kështu që kam kohë. Tani dëshira ime ka qenë që të kisha më shumë fëmijë në moshën 30 vjeçare por këto janë punët e zotit”, tha Enxhi Nasufi.