Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet shumë provokuese e veshur me një fustan të zi.
“Burri im gjithmonë më mbështet. Më do dhe i beson vendimeve të mija. Dhe më e rëndësishmja më lejon të jem “unë”. Mundem të vesh çfarë zemra ime dëshiron, në skenë, fotoshoot-e, videoklipet muzikore, apo edhe kur dal jashtë. Për të gjithë burrat e vërtëtë, suportues dhe të mrekullueshëm- Përshëndetje!”, ka shkruar Dafina.

Kujtojmë se këngëtarja është prej vitesh në një lidhje dashurie me Dj Geek.